Një lider i lartë i Shtetit Islamik është vrarë nga sulmet ajrore të koalicionit kundër terrorizmit të udhëhequr nga SHBA, në provincën Anbar të Irakut. Lajmi është bërë i ditur zyrtarisht nga Pentagoni.

Sipas informacioneve zyrtare, Abu Wahib dhe 3 militantë tjerë të ISIS-it janë vrarë kur makina e tyre u godit më 6 maj në Tutba.

Peter Cook, zëdhënës i Pentagonit tha se vdekja e Wahib ka qenë një goditje e rëndë për udhëheqësin e grupit militant.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: