TIRANË- Nisur nga situata e krijuar nga përmbytjet, Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në Kryeministri Zyrën Operacionale, duke përfshirë ministrat e Bujqësisë, Energjisë, të Brendshëm, të Mbrojtjes, Shefin e Shtabit të përgjithshëm të FA-ve, Kreun e Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, etj. Pasi ka dëgjuar raportimet, kryeministri Edi Rama tha se nuk do ketë përmirësime.

“Bëhet fjalë për një situatë të veçantë nga pikëpamja e rëndesës. Të kemi të koordinuara zyrën operacionale për të marrë informacionin në kohë reale. Falënderoj strukturat, është prova se kanë funksionuar edhe qelizat”, tha kryeministri.

Kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi tha se janë angazhuar të gjitha strukturat për situatën.
“200 forca zjarrfikëse, 50 forca ushtrie, 70 forca të emergjencave, 30 mjete lundruese janë në dispozicion”.

Në mbledhje është konfirmuar se një pjesë e autostradës Tiranë-Durrës është e përmbytur. Në Dibër ka disa familje të evakuuara. Gjithashtu është bërë e ditur se në të gjitha qarqet ka rënie gurësh e inertesh, Sipas Pençit, situata më e rëndë ka qenë në Shkozë dhe tek tuneli. Situata po mbahet në kontroll.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb