Në studion e emisionit “Real Story”, në “News 24”, po diskutohet në lidhje me nismën e ndërmarrë nga Kuvendi i Shqipërisë, për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Analisti Arian Vasjari, një prej të ftuarve, tha se shkarkimi i Metës duhet të ndodhë, pasi sipas tij, ka shkelur nenin 86 të Kushtetutës dhe betimin e bërë.

Deklaratat e bëra gjatë kohës së fushatës elektorale dhe njëanshmëria e treguar gjatë asaj periudhe, janë faktorë që ndikojnë në shkarkimin e Presidentit, sipas analistit Vasjari.

“Presidenti i Republikës në asnjë rrethanë nuk ka të drejtë të fyeji, sepse ta bëjë këtë do të thotë që je duke kryer një funksion ekstra, do të thotë je fajtor. Kreu i shtetit, mund të shpallet i fajshëm për shkak të deklaratave të tij. Kur vlerësohet shkarkimi i Kreut të Shtetit, nuk vlerësohet vetëm mënyra se si ka ushtruar ai në përputhje në Kushtetutën, ajo vlerësohet në diçka më integrale. Duhet qartësuar edhe njëherë sot, mënyra se si është konceptuar roli i Presidentit të Republikës. Ka rolin e një aktori jo aktiv.

Kjo do të thotë që sesi i Presidentit të Republikës, sepse nuk e ndajmë dot gjykimin politik dhe kushtetues, gjykohen të dyja bashkë. Sensi i Presidentit të Republikës përqendrohet vetëm te një dispozitë, thuhet që është Kreu i Shtetit. Doktrina thotë që shteti është një entitet neutral. Kreu i shtetit duhet të jetë neutral. Çfarë na thotë doktrina për populli, na thuhet që populli nuk është një entitet ideologjik. Kohezioni i popullit garantohet nga Kushtetuta, vlera e tyre, institucionet. Nëse vlera kushtetuese vlejnë për të gjithë, nëse ne këto element kohezivë na thotë Kushtetuta, doktrina, nuk ka se si Presidenti t’i shmanget këtyre.

Koncepti i imunitetit bëhet relative, edhe ai absolut, që bëhet në rrafsh ndërkombëtar, për diplomatët. Betimi vlen edhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Jo më kot rastin e Presidentit të Republikës, betimin e tij është. Sipas këndvështrimit tim, Presidenti ka shkelur betimin. Pyetja jonë që i shtrohet legjislativit, është një: Në këto kushte kjo nisma juaj, a i shërben unitetit të kombit.

Pra, të jemi të ndershëm, komisioni i Venecias, është e vërtetë që ka qenë ambige, sepse s’ka sot një Gjykatë Kushtuese që thotë këtu fus këto katër gjëra. Aty futen shumë elementë. Thelbi është një dhe vetëm një, për të gjykuar që Presidenti ka shkelur kushtetutën shkojmë te neni 86-ë dhe themi a ka qenë Presidenti unitet i kombit. Këtu jemi shumë larg kësaj, nuk jemi aspak në këtë aktualen, nuk jemi në atë situatë, situata ka agravuar.

Më gjej një të ngjashëm dhe të thotë ato deklarime. Merr në analizë çfarë ka ndodhur në periudhën zgjedhore”, tha Vasjari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb