Ndeshja e Interit mbrëmë me Sampdorian nuk shkoi mirë për zikaltërit, jo vetëm për faktin që nuk ia dolën dot të fitojnë, por edhe për shkak të një incidenti në pjesën e parë.

“Mjaft! Mjaft!. Nuk bëhet kështu”, iu drejtua Lukaku Barellas pasi mesfushori italian gjatë gjithë kohës ngrinte dorën lart duke kërkuar t’i pasojnë topin, duke krijuar kështu një situatë të tensionuar dhe duke acaruar tejmase belgun.

“Këto janë gjëra në fushë që unë nuk dua t’i shoh, që nuk duhet të ndodhin. Ata janë miq të mirë” – ishte komenti i trajnerit Inzaghi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: