Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar me koronavirus 83 qytetar.

Sipas MSH,. edhe këto 24 orë nuk e ka humbur betejën me virusin asnjë qytetar, ndërsa janë shëruar 34 të infektuar.

Ministria sqaron se “Janë 373 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë”.

Njoftimi i MSH:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 453 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 83 qytetarë, në këto bashki:
48 në Tiranë, 9 në Vlorë, nga 5 qytetarë në Fier, Sarandë, nga 2 qytetarë në Gjirokastër, Korçë, Poliçan, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Kavajë, Lushnje, Divjakë, Selenicë, Delvinë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Kolonjë.
Janë 373 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 34 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,951 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (14 Qershor 2022)
Raste të reja ditore 83
Të shëruar në 24 orë 34
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 453

Testime totale 1,835,697
Raste pozitive 276,821
Raste të shëruara 272,951
Raste Aktive 373
Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 248
Fier 50
Vlorë 36
Gjirokastër 9
Korçë 8
Shkodër 8
Durrës 7
Berat 5
Elbasan 2

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb