Në të gjithë zonën e Turqisë jugore e cila u godit rëndë nga disa lëkundje të fuqishme tërmeti një javë më parë, të mbijetuarit dhe dëshmitarët e tronditur nga kjo fatkeqësi natyrore janë bashkuar nga pikëllimi dhe zemërimi në rritje. Qytetet dhe fshatrat e prekura duket se kanë mbetur krejt të vetme në përballimin e kësaj situate dhe faji po drejtohet nga të gjithë të prekurit pa dallim etnie apo drejtimi politik te instancat e larta politike.

“Nuk ka mbetur asgjë nga Turqia”, tha Hurra Koca, një e prekur nga tërmeti shkatërrimtar, teksa priste lajmet për tezen e saj në Kahramanmaras javën e kaluar. Ajo u zemërua teksa hodhi poshtë vizitat e Presidentit Erdogan në zonën e prekur, me premtimin e tij për të ndërtuar shtëpi për më shumë se një milion njerëz të mbetur pa strehë. “Erdogan thjesht po luan një lojë”, u shpreh ajo.

Shpresat për gjetjen e të mbijetuarve po shuhen teksa operacionet e shpëtimit po ulin ritmin pasi është mbushur plot një javë pas tërmetit me magnitudë 7.8 ballë dhe vargut të tij të pasgoditjeve të fuqishme. Numri i të vdekurve ishte më shumë se 33,000 në Turqi dhe Siri të dielën, me paralajmërimin e OKB-së se mund të rritet në më shumë se 50,000 vtiktima.

Agjencia shtetërore e Turqisë për fatkeqësitë, Afad, ka qenë e pranishme në vendet më të goditura.

“Dy ditët e para ishin vetëm civilët që përpiqeshin të shpëtonin familjet e tyre dhe njerëz të thjeshtë që kishin ardhur për të ndihmuar. Nuk kishte njeri tjetër. Më vonë erdhën disa ekipe të Afadit, policë dhe ushtarë,” tha Bulent Nihat, 18 vjeç, një student me origjinë nga Azerbajxhani, i cili nxitoi në qytetin e shkatërruar të Antakias nga Bolu, 400 milje larg. Ai u largua nga zona për të udhëtuar në shtëpi me avion dhe autobus. “Nuk është ashtu siç po e tregojnë në televizion. Është shumë më keq”, tha ai.

Afad ishte më parë nën kontrollin e kryeministrisë, e cila u shfuqizua në vitin 2018 kur Turqia miratoi një sistem të ri presidencial që i dha Erdoganit pushtetin ekzekutiv. Ashtu si në agjencitë e tjera shtetërore, stafi me përvojë të nivelit të lartë është hequr dhe zëvendësuar me të afërm dhe miq të ministrave.

Kanalet televizive turke, shumica e të cilave janë pro-qeveritare, tregojnë pamje të pafundme të të mbijetuarve duke u nxjerrë nga rrënojat. Dje në Antakia, IHH, një organizatë bamirëse e Vëllazërisë Myslimane Turke, mbërriti me kamera televizive në një vend shpëtimi ku besohej se pesë persona mund të ishin gjallë. Ata u larguan kur u konfirmua se të gjithë kishin vdekur.

Një firmë e marrëdhënieve me publikun me bazë në Paris ka dërguar një deklaratë për shtyp duke promovuar një kompani që po mbështet Afad me teknologjinë artificiale për operacionet e shpëtimit, por në terren ka pak punëtorë nga agjencia e fatkeqësive për t’u parë.

“Motra ime jeton në Rumani dhe ajo organizoi ndihmat që mbërritën brenda pak orësh. Pra, si mund të mos arrinte Afadi këtu deri në ditën e tretë?”, tha Akif Demirci, një student që erdhi për t’u bashkuar me përpjekjen e shpëtimit në Antakia. “Shkuam në Samandag [afër Antakias] dhe nuk kishte asnjë ekip. Aty është një qendër Afad por ata erdhën 80 orë më vonë. Njerëzit mendojnë se shteti nuk është aty për ta.”

Tërmeti ka thyer peizazhin e Turqisë dhe ka traumatizuar një komb tashmë të trazuar. Në Stamboll, ekranet e transportit publik të qytetit që zakonisht luajnë reklama tregojnë një njoftim zie të zezë dhe numrat e llogarive bankare për donacionet për bashkinë, e cila drejtohet nga opozita dhe po dërgon ndihma në jug, duke përfshirë me anije në provincën Hatay.

Linjat ajrore shtetërore dhe private të Turqisë, të cilat po kryejnë fluturime të vazhdueshme duke sjellë punonjës të shpëtimit dhe ndihmës vendas dhe ndërkombëtarë në aeroportet më të afërta të rajonit, po japin tani vende falas në fluturimet e kthimit për ata që përpiqen të largohen nga zona e fatkeqësisë. Punonjësit vullnetarë të përhumbur të shpëtimit dhe familjet që mbajnë çanta të pakta grumbullohen në heshtje nëpër korridore në fluturimet që zhvillohen çdo gjysmë ore, ditë e natë. Vendet rezervohen me ditë përpara.

Ndërsa të mbijetuarit largohen nga zona me çdo mjet të mundshëm, siguria në vendet më të goditura po përkeqësohet. Të shtunën, ekipet gjermane dhe austriake të shpëtimit u tërhoqën nga Antakia për shkak të grabitësve të armatosur në qytet. Policia dhe ushtarët e forcave speciale janë vendosur dhe të shtëna armësh janë dëgjuar në qytet. Izraeli tha dje se po tërhiqte ekipin e tij të kërkim-shpëtimit, i cili ka gjetur 19 të mbijetuar gjatë gjashtë ditëve.

Një ditë pas tërmetit, furgonët e burgut u përpoqën për të evakuuar të burgosurit e trazirave nga një burg pranë Kahramanmaras. Të mërkurën pati trazira në një burg në periferi të Antakias, pasi të burgosurit kërkuan të liroheshin për të gjetur familjet e tyre. Tre të burgosur u vranë dhe 12 u plagosën përpara se forcat e sigurisë ta vinin dhunën nën kontroll.

“Djali im është duke u burgosur në një autobus, sepse burgu i tij u shemb”, tha një grua kurde, Dina Benila, 74 vjeç, e cila humbi shtëpinë e saj në qytetin e Gaziantep.

Në qytetet anembanë vendit, qindra mijëra njerëz po qëndrojnë në tenda të ngritura në stadiume sportive dhe parqe. Kritikët thonë se Afad duhet të jetë i aftë për t’iu përgjigjur krizave të mëdha humanitare, duke siguruar strehim urgjent për valët e refugjatëve sirianë në të dy anët e kufirit gjatë dhjetë viteve të fundit.

Sedat Cakmak, i cili ishte duke pritur për dërgimin e ndihmave në Gaziantep, tha: “Dikur kam mbështetur qeverinë, por tani do të votoj në bazë të asaj që shoh rreth meje.”

Erdogan erdhi në pushtet pas një tërmeti të vitit 1999 në qytetin perëndimor të Izmit, i cili vrau 17,000 njerëz dhe ndihmoi në rrëzimin e një qeverie tashmë të cilësuar si të kapur. Rajoni i prekur këtë herë është “zemra” e Erdoganit. Vende si Kahramanmaras, Gaziantep dhe Sanliurfa janë konservatore nga pikëpamja fetare dhe shoqërore dhe janë rimodeluar nga bumet industriale, ndërtimore dhe të popullsisë në epokën e Erdoganit.

Ali Gezer, një punëtor ferme, dhe gruaja e tij Hatice, të dy 74 vjeç, humbën gjithçka në qytetin e Pazarcikut, me një popullsi prej 30,000 banorësh, i cili ishte në epiqendrën e tërmetit kryesor. Ata ishin të varfër, duke qenë të goditur nga inflacioni i rrëmbyeshëm i krijuar pjesërisht nga politika e zhdrejtë fiskale e Erdoganit. Megjithatë, ata i qëndruan besnikë partisë dhe njeriut për të cilin kanë votuar vazhdimisht gjatë 20 viteve të fundit.

Ata ishin mirënjohës për 1,000 lirat në muaj, rreth 44 £, që qeveria filloi t’i paguante si subvencion verën e kaluar, pjesë e një pakete të shpenzimeve sociale përpara zgjedhjeve të planifikuara për 14 maj të këtij viti. Ata besojnë se lajmet në kanalet propagandistike të lidhura me qeverinë, të cilat raportojnë se forca e dollarit dhe “manipulimet e lobeve me interes të huaj” janë fajtorë për krizën ekonomike. Gezerët u larguan nga qyteti i tyre i rrafshuar për në Gaziantep, ku ata po marrin radhën me një familje fqinje për t’u strehuar dhe për të fjetur në makinën e tyre.

“Si mund të shkojë dikush të votojë pas kësaj?” ka thënë Ali Gezer. “Dhjetë komuna janë shkatërruar. Nuk ka as shkolla për të votuar.”

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb