Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një postimi në Facebook për situatën e krijuar në vend për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Vasili shkroi se fshatrat e Kujës janë përmbytur për shkak se janë hapur portat e Bovillës në Tiranë, ndërsa ironizoi duke thënë se “kjo është ndihma e bashkisë Tiranë për përmbytjet”.

“Përmbyten fshatrat e Krujës se hap portat e Bovilles Veliaj ne Tirane! Shkarkimet e Bovilles se Erion Veliajt permbytin fshatrat e Krujes, kjo eshte “ndihma”, qe Bashkia e Tiranes po jep per permbytjet.

Prefektura e Durresit thote se Lumi Ishëm në pjesën e fshatit Marqinë, Njësia Administrative Bubq, Bashkia Krujë si pasojë e prurjeve nga rreshjet ka dalë nga shtrati, pasi ka shkarkime nga Liqeni Bovillës.

Prefektura e Durresit e gjendur para ketij problemi kaq kritik kerkon qe se paku shkarkimet e Bovilles te jene te kontrolluara. Ky Veliaj qe premtonte dikur se do ti lajmeronte qytetaret qe perpara per motin e keq tani nuk i njofton as kur hapin portat e Bovilles qe permbytin shtepi dhe qindra ha toke.

Hajde besoji këta po të duash”, shkroi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: