Një nënë australiane, e cila janarin e këtij viti, solli në jetë pesënjakë, ka realizuar për herë të parë një set fotografik profesional me fëmijët e saj. 26-vjeçarja solli në jetë 4 vajza dhe një djalë, pasi mbeti shtatzënë natyralisht. Një ekip prej 50 doktorësh dhe infermieresh ndihmuan në lindjen e planifikuar çezariane dhe të pestë fëmijët lindën të shëndetshëm.

BBC njofton se shanset për të mbetur natyralisht shtatzënë me pesënjakë janë rreth 1 në 55 milion. “Gjashtë rrahje zemrash në të njëjtën kohë, përfshirë këtu edhe rrahjet e mia. Trupi im ka kaluar nga vështirësitë më të mëdha për të sjellë 5 bebe të shëndetshme në jetë. Kam bërë gjithçka vetëm për ta”,-është shprehur australiania Tuci.

“Fillimisht doktorët më ofruan zgjidhjen për të shpëtuar dy prej bebeve, për shkak se rrezikonim shumë, si unë ashtu edhe fëmijët. Askush nuk besoi se do ia dilja”,-shtoi më tej nëna 26-vjeçare. Sakaq, ajo së bashku me bashkëshortin e saj kanë edhe një djalë 9 vjeç, dhe dy vajza 2 e 4-vjeçare. Ndërkohë, dy bashkëshortët me 8 fëmijë po përpiqen të mbledhin para për të blerë një makinë që do të jetë mjaftueshëm e madhe për të qëndruar e gjithë familja.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: