Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me kryeminstren finalndeze, Sanna Marin, e cila po përflitet në vend në lidhje me një festë “ të çmendur” e cila ka nxitur reagime të shumta në vend edhe mbi faktin se dyshohet se në party është përdorur edhe lëndë narkotike.

Në një video të bërë virale në rrjet, 36-vjeçarja që është edhe personi më i ri në moshë që mban këtë post në Finlandë, shihet duke u dëfryer më miqtë dhe duke kërcyer në mënyrë “intime” me disa meshkuj, ndërsa The Times raporton se gjatë mbrëmjes është konsumuar alkool dhe se Marin është ulur në prehrin e disa prej tyre.

Kryeministrja ka deklaruar se nuk sheh asgjë të keqe mbi atë që ka ndodhur, ndërsa është shprehur që nuk ka bërë asgjë më shumë se bashkëmoshatarët e saj. Ajo tha se ka një jetë personale, një punë dhe një jetë pas pune të cilën është e lirë ta jetojë me miqtë e saj.

Kjo nuk është hera e parë që politikania socialdemokrate përflitet në lidhje me jetën e saj personale.

Ajo i kaloi pushimet verore në një hotel SPA në Itali, dikur i preferuar nga Silvio Berlusconi me bashkëshortin e saj, Markus Raikkonen.

Kjo ishte vetëm pak pasi foto të saj në një festival Ruisrock në në një ishull finlandez, e veshur me një xhaketë lëkure dhe pantallona të shkurtra xhins, u bënë virale.Të tilla ngjarje i kanë dhënë material kundërshtarëve të saj, të cilët kanë vënë në dyshim nëse sjellja e kryeministres është dinjitoze dhe e përshtatshme me postin që 36-vjeçarja mban.

Këtë mëngjes Seiska , një tabloid finlandez, i hodhi benzinë zjarrit me një raportim se Marin në një gjendjen “dukshëm të dehur” dhe shoqëruesit e saj më pas kishin shkuar në një restorant dhe kishin kërcyer në një klub nate, restorant dhe bar koktej në Helsinki, të paktën deri në orën 4.30 të mëngjesit.

Dëshmitarët i thanë gazetës se Marin, e cila është e martuar dhe ka edhe një vajzë katër vjeçare, dukej se flirtonte me disa burra në klub.

“Sanna kërceu në mënyrë provokuese me të paktën tre burra të ndryshëm. Ajo gjithashtu u ul në prehrin e dy burrave të ndryshëm.

Sanna po sillej sikur të ishte pjesë e rrethit të tij. Ajo po sillej si një grua beqare rreth të njëzetave. Nga sjellja e saj ishte e vështirë të kuptohej që ishte e martuar, po sillej si një grua beqare rreth të 20”, tha një nga personat e pranishëm.
Seiska pohoi gjithashtu se në një regjistrim audio të bërë atë natë disa kalimtarë në klub kishin komentuar dehjen në dukje të dukshme të Marin.

Ndërkohë një tjetër është shprehur se kryeministrja e vendit nuk mund ta lejojë veten të jetë në një gjendje të tillë, ndërsa media finlandeze raportoi se dikush tjetër e kishte konsideruar sjelljen e Marin, si shokuese.

Ndërkohë zyra e kryeministres ende nuk ka dhënë një deklaratë në lidhje me ngjarjen, ndërsa vetë Marin është shprehur se nuk ka konsumuar asnjë lëndë narkotike dhe nuk ka bërë asgjë të tepruar.

“Personalisht nuk kam marrë drogë, as nuk kam konsumuar asgjë tjetër përveç alkoolit. Kam kërcyer, kënduar dhe festuar – gjëra krejtësisht të ligjshme. Dhe nuk kam qenë kurrë në një situatë ku kam parë ose njohur të tjerë duke përdorur drogë”, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb