Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka reaguar sërish për skandalin me inceneratorët, ndërsa thekson se SPAK po ecën në hetimet e tij.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Braimllari shkruan se kreu i PD-së Lulzim Basha po mbron ortakët e tij në këtë aferë, ndërsa LSI sipas tij ka dorëzuar para drejtësisë fakte të patjetërsueshme.

REAGIMI I BRAIMLLARIT
SPAK po ecën, po tregon shenja funksionimi. Në rrugën e shtruar nga denoncimi i LSI me fakte e me prova, por rëndësi ka që po shtyn përpara. Ndryshe nga kërcënimet fallso të Lulit, që me nismat e tij brenda dhe jashtë parlamentit kërkon të mbrojë ortakët e tij në aferën e inceneratorëve, denoncimet me emra dhe shkresa zyrtare me firmë dhe vulë që LSI ka dorëzuar para drejtësisë, janë fakte të patjetërsueshme që e ka pamundësuar shpëtimin nga drejtësia, të të gjithë grupit të strukturuar kriminal.
Të kuptohemi, nuk ka ardhur ende koha për fleta lavdërimi. Sot diskutohet në Kuvend në ora 19:00 mandati i Alqit. E mbani mend Alqin??? Alqi pra që “kishte 0 lidhje” me vendimmarrjen e Inceneratoreve. Alqi që paguante babain 10 mln lekë/muaj. Vazhdon Edi, vazhdon…Po ngushtohet laku!!!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb