KOSOVA

Nuk ka patur konsensus në takimin e partive politike në Kosovë për shtyrjen e zgjedhjeve të 17 tetorit.

Vetëvendosja ishte pro, por PDK, LDK dhe AAK nuk kanë pranuar.

Lumir Abdixhiku theksoi se vullnetarisht do të bëjë vetëm 5 ditë fushatë ose fare për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve. Edhe AAK ka rënë dakord për 5 ditë.

Po ashtu dhe kreu i PDK, Memli Krasniqi ishte për disa ditë fushatë ose fare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb