Ishte një nga nisjet më të këqija të kualifikueseve, por te Polonia nuk gjejnë vend për alibi. Polakët u mundën 3-1 nga Republika Çeke mbrëmë dhe në ndeshjen e radhës ndaj Shqipërisë, fitorja është e domosdoshme.

Pas humbjes në natën e mbrëmshme, ka folur për “TVP Sport” lojtari i Polonisë, Jan Bednarek.

“Është e vështirë të thuash diçka pas një fillimi të tillë. Është e papranueshme. Ne, si futbollistë të një niveli të tillë, nuk mund ta përballojmë një nisje të tillë. Ishte fatal, një shok për ekipin tonë. E vetmja gjë e përshtatshme është t’i kërkojmë falje tifozëve dhe t’i themi disa gjëra të rëndësishme njëri-tjetrit në dhomën e zhveshjes. Duhet ta shikojmë njëri-tjetrin në sy, të jemi të sinqertë dhe të mos gënjejmë për realitetin.

Ishte një ndeshje shumë e keqe për ne dhe mund të bëjmë vetëm më mirë. Nuk do të luajmë një ndeshje të tillë për herë të dytë. Tani kemi një ndeshje shumë të rëndësishme të hënën dhe duhet të bëjmë gjithçka për ta fituar. Nuk ka një të mesme, duhet ta fitojmë, kjo është gjëja më e rëndësishme për ne. Tani duhet të ngjitemi në tabelë”, ka thënë Jan Bednarek.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: