TIRANE – Në vijim të debateve në Komisionin parlamentar të Ligjeve, deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu tha se nuk ka transparencë për hapësirën e Teatrit Kombëtar, duke shtuar se as vetë deputetët e mazhorancës nuk kanë informacion.

Balliu: Sot akoma nuk dihet se sa metra katror janë aty. Edhe kolegët e mazhorancës nuk janë të qartë se nuk ka transparencë. Vjedhjen e bën Erioni, tak nxjerrin Klotildën. Krimin e bënte Tahiri, ju nxirrnit Vasilikën. E dyta, asnjëri këtu nuk mund të më thotë mua se sa kate do të jetë kjo kulla.

Manja: Do të vijë përfaqësuese i qeverisë për ta sqaruar.

Balliu: Kam marrë fjalën dhe do ta mbaroj. Për ta përmbyllur, ju ftoj të mos e kaloni këtë ligj pa u bërë transparenca. Kjo është një pronë publikë. Keni njerëz që kanë qenë hajdut xhepash dhe janë bërë hajdut milionash. Ka 7 deputetë këtu që nuk e dinë se për çfarë bëhet fjalë.

Manja: Është një debat që do t’i japim të gjithë kohën e nevojshme.

Më pas, komisioni vijoi diskutimet për projektligjin për dhunën në familje, me relatore deputeten e PS-së, Vasilika Hysi.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: