Ashtu siç ishte parashikuar, Kuvendi i Kosovës po mban seancë plenare e cila sapo ka nisur, për zgjedhjen e presidentit të ri. Teksa dita e sotme përkon dhe me skadimin e afatit kushtetues, prania e deputetëve në sallë është e paktë. Deri më tanki nuk konfirmohet nëse opozita do të jetë e pranishme në seancë.

Lëvizja Vetëvendosje propozoi dy kandidate për postin e presidentes; Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.

Në raundin e parë të votimit morën pjesë 64 deputetë, ku Rushiti siguroi 63 vota, ndërsa një votë u shpall e pavlefshme.

Procesi dje u zhvillua pa praninë e partive opozitare, të cilat bojkotuan seancën. Kujtojmë se në postin e presidentes ishte Vjosa Osmani.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: