“Piranjat” në Abc të moderuar nga Arilena Ara dhe Florian Binaj, kanë sjellë i kanë shkuar deri në fund historisë së incestit në një familje, pas denoncimit të javës së shkuar nga një vajzë 17-vjeçare e cila akuzonte babin e saj se abuzonte seksualisht më të dhe motrën e saj.

“Piranjat” edhe këtë herë janë treguar në lartësinë që kërkon detyra, për të demaskuar një monstër, i cili jo vetëm përdhunonte vajzat e tij, por këtë gjë e bënte dhe me shumë të mitura të tjera, këtë gjë e panë të gjithë tek video e sotme.

Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje është sjellja e bashkëshortes së tij, e cila pavarësisht se ka parë gjithë jetën se si ai i rreh vajzat, por dhe dëshmitë e tyre tek ajo se babai i përdhunon, vazhdon deri në fund të mbrojë bashkëshortin e saj monstër, duke thënë se kjo nuk është e vërtetë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb