Ata janë padyshim një nga familjet më të famshme të modës në botë, por një skandal po i ndjek nga pas. Bëhet fjalë për familjen e njohur Gucci, aq të dashur për miliona njerëz.

“Daily Mail” boton sot dëshminë e trashëgimtares së familjes Gucci, Alexandra Zarini e cila thotë se është akuzuar seksualisht nga njerku i saj për 16 vjet, ndërsa fajësoi nënën dhe gjyshen se e kanë fshehur ngjarjen.

Alexandra është vajza e Aldo Gucci-t (djali i madh i themeluesit të grupit, Guccio Gucci), dhe ka ngritur një padi këtë javë në Gjykatën e Lartë të Los Angeles.

35-vjeçarja pretendon se njerku i saj, Joseph Rafalo abuzoi seksualisht për vite me radhë me të dhe akuzon nënën e saj, Patricia Gucci dhe gjyshen, Bruna Palombo, që ishin përfshirë në mbulimin e ngjarjes.

Zarini pretendon se Rafalo, një figurë e rëndësishme në industrinë e muzikës, filloi të abuzonte me të në moshën gjashtë vjeçare dhe se tmerri vazhdoi deri në moshën 22 vjeçare.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb