Pas publikimit të megaskandalit lidhur me kompaninë Dunwell Haberman (kompania mëmë e DH Albania) e cila është fituese e lotit të parë prej 18 milionë euro për rindërtimin e Unazës së Madhe, vjen një koment nga analisti Andi Bushati.

Ky i fundit në emisionin “Të Paekspozuarit”, tha se kjo e provon qartë destinacionin e parave që po vidhen në tenderin për rindërtimin e Unazës së Madhe.

“Sot kemi provën dhe gurin e themelit, që jo vetëm kemi të bëjmë me një vjedhje por se edhe është menduar se ku do përfundojnë lekët e vjedhjes. Ne sot kemi edhe gjënë e prekshme që ja ku do shkojnë paratë që do vidhen. Ç’nevojë ka një shtet, një kryeministër, një ministër transporti, të operojë me firma të regjistruara në parajsa fiskale, që falsifikon datën e krijimit, bilancet, përse duhet një qeveri që do të punojë ndershmërisht, të futet në gjithë këto ingranazhe mashtrimi? Ka vetëm një përgjigje, për të vjedhur paratë dhe për të gjetur mënyrën se si t’i eksportojë. Nuk jemi në kohën e banditëve që dalin paratë me valixhe, por shkojnë me këto mënyra. Investigimi juaj i qartëson shqiptarët jo vetëm si po vidhen por edhe se ku shkojnë paratë që po vidhen.

Ky mashtrim është me mirëbesim me njerëzit që e kanë pritur, nuk kemi të bëjmë me një kompani tregtare që kanë mashtruar ministrin, por që ministri i ka dhënë urdhër që duhet të vazhdosh në këtë mënyrë që ne të pranojmë”, pohoi ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb