TIRANE- Gazetarja e News 24, Klodjana Lala e ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 jep detaje të reja në lidhje me skandalin e tenderit të byzylykëve që mbajnë personat e dënuar me arrest shtëpie.
Sipas Lalës, skandali ka plasur kur është zbuluar që tre të dënuar kanë arritur ta heqin këtë byzylyk nga këmba dhe të arratisen. E shfaqur në studio me një nga byzylykët elektronikë që duhet të ishte në këmbën e një të dënuari, Lala tregoi edhe vendin ku ai ishte dëmtuar.
Ky është rast skandaloz dhe ka ndodhur në tenderi e tretë. Personi në fjalë ka tentuar ta këpusë. Sistemi nuk po funksiononte. 3 persona të dënuar kanë arritur të dalin nga sistemi, kanë arritur të arratisen dhe t’i shpëtojnë arrestit shtëpiak, ndërkohë që aparatura ka mbetur në shtëpinë e tyre. Pra, këta tre persona që po flasim kanë arritur ta heqin nga këmba pa dhënë sinjal në serverin qendror”,- sqaroi Lala, raporton BalkanWeb.
Ajo thotë se për këtë rast ministri i Drejtësisë, Gazment Bardhi ka nisur një hetim.
“Sinjalizimin për këtë shqetësim ma kanë ngritur punonjës të shërbimit të provës. Ishin pikërisht ata që shfaqën shqetësim për cilësinë e pajisjeve të blera në tenderin e fundit, kur ministër ishte Ylli Manjani”,- sqaroi Lala, raporton BalkanWeb.
(m.a/BalkanWeb)