Në fillim u duk se ishte jashtë skandalit, por në të vërtetë pozicioni i Juventus në çështjen “Suarez” mund të kompromentohet seriozisht. Sulmuesi uruguajan akuzohet se falsifikoi testin e gjuhës, që do t’i hapte rrugën pajisjes së tij me pasaportën italiane dhe transferimit te kampionët e Serie A. Sipas “Corriere Della Sera” ekzistojnë disa biseda telefonike të regjistruara nga Guardia Di Finanza, që kishte nisur më herët hetimet për Universitetin e Perugia.

Luis Suarez All'università Di Perugia
Luis Suarez All'università Di Perugia

Duke qëndruar në atë që raporton e përditëshmja përtej Adriatikut, në këto përgjime del një tjetër rol i klubit bardhezi në këtë çështje. Avokatia që përfaqëson Juventusin, Maria Turco ka ndërhyrë te drejtori i përgjithshëm i Universitetit për të afruar datën e provimit të Luis Suarez nga data 22 e parashikuar në 17 shtator. E gjithë kjo ka ndodhur me premtimin e avokates se do të afronte lojtarë të tjerë me Universitetin për të bërë testin e gjuhës italiane. Hetuesit kanë në dorë edhe videon gjatë testimit të Luis Suarez, i cili dyshohet se ka marrë më parë pyetjet. Ndërkohë edhe prokurori sportiv në Federatën e Futbollit ka nisur një hetim paralel për “falsifikim” të provimit për të marrë pasaportën italiane.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb