Eva Kaili, e përfshirë në hetimin belg për Katargate, paditi Parlamentin Europian “për shkelje të imunitetit të saj parlamentar, pasi ishte monitoruar nga shërbimet sekrete gjatë periudhës kur ajo mori pjesë në komisionin Pega, i cili po hetonte institucionalisht aktivitetet e eurodeputetëve dhe qytetarëve të BE-së”.

Kështu kanë bërë të ditur avokatët e ish-nënkryetares së Parlamentit Evropian. E arrestuar më 9 dhjetorin e kaluar, Kaili u lirua më 25 maj me kusht.

Tashmë Eva Kaili del e lirë me kushte, pas vendimit të prokurorisë për heqjen e survejimit elektronik dhe arrestit shtëpiak.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: