Tedi Blushi ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook lidhur me dy aksione e rëndësishme të raportuara ditën e sotme.

GJKKO caktoi “arrest shtëpie” për kreun e SHISH Vlora Hysenin dhe gjithashtu SPAK urdhëroi kontrolle në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit Ilir Proda.

“Shporrja e Edi Ramës është më shumë se kurrë emergjencë kombëtare.

Shteti ka rënë! Siguria kombëtare ka rënë!  SHISH dhe Policia në duart e Gysit dhe Mbrojtja në duart e Ronit është zyrtarizim i kapjes së shtetit në çdo qelizë nga mafia!  Skandal i përmasave të jashtëzakonshme që kërkon reagim të fuqishëm kombëtar! Mafia ka sot shtetin e vet, por shteti duhet t’u kthehet shqiptarëve! Me çdo çmim!”, thotë Blushi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb