KESH i jep 2.2 mln euro tender pa garë kompanisë Salillari për ndërtimi i infrastrukturës së aksesimit dhe ankorimit për tec-et lundrurese në portin e peshkimit Triport-Vlorë. Thirrja për këtë tender u hap më 29 gusht, me një fond limit prej 280 milion lekë ose rreth 2,4 milion euro, ndërkohë që si ofertë ka qenë vetëm ajo e paraqitur nga kompania Salillari me vlerë 2,2 milion euro.

Edhe pse tenderi ka qenë praktikisht pa garë, korporata elektro energjetike shqiptare ka nxituar menjëherë ta shpallë ofertën e vetme si fituese. Tenderi parashikon që për 100 ditë pune Salillari duhet të ndërtojë në portin e peshkimit Triport-Vlorë infrastrukturës së aksesimit dhe ankorimit për tec-et lundrurese, të cilat janë kontraktuar po nga kesh për të prodhuar energji elektrike.

Kështu përveç qerasë ditore për tec-et lundruese, do të shpenzohen edhe para të tjera publike për ndërtimin e kalatave të ankorimit, thellimin e portit dhe lidhjen e gjeneratorëve me naftë më sistemin e energjetik shqiptar.

Termocentralet lundruese janë të një konsorciumi amerikano-italian, i quajtur Excelerate Energy–Renco, dhe kanë një fuqi të instaluar prej 110-130 megawat. Qiraja për tec-et lundruese llogaritet në rreth 95 mijë dollarë dita, dhe për një vit shkon në mbi 34 milion dollarë, ndërsa kosto e prodhimit të energjisë do të varet nga çmimi i naftës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb