Ish-drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi përmes një komenti në Facebook shpreh miratimin e tij për shqetësimet e ngritura nga i themeluesi i FRESSH, Ilir Zela i cili sot i kërkoi dorëheqjen kryeministrit Edi Rama, pasi vendi u përfshi nga protestat masive të cilat kanë hyrë në ditën e 25-të.
“Të lumtë Ilir! Zëre se e kam shkruar unë”, shprehet ai, teksa mbështet argumentin e Zelës për largimin e Ramës.
Thoma Gëllçi shërbeu si zëdhënës i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar me Kryeministër Bashkim Fino gjatë periudhës mars-qershor 1997.
Me ardhjen në pushtet të socialistëve, ai shërbeu si zëdhënës dhe drejtues i zyrës së informacionit të kryeministrave socialistë: i Kryeministrit Fatos Nano më 1997-1998, i Kryeministrit Meta më 1999-2002 dhe sërish i Kryeministrit Nano më 2002 deri më 2005.
Pas largimit nga pushteti, në vitin 2005, të PS-së, Gëllçi emigroi në SHBA, nga ku u kthye për të marrë drejtimin e RTSH në maj të 2016 e ndërsa u lirua nga detyra pas 5 vjetësh në maj të 2021. Në vend të tij, u emërua Martin Leka
Çfarë shkroi Ilir Zelal;
Nje pjese e rendesishme e rinise shqiptare po proteston keto dite ne rruget e Tiranes. Kerkesat e tyre per nje sistem politik demokratik e funksional nder shqiptare jane thelbesisht te drejta! Socialistet i misheruan keto aspirata ne Kushtetuten e vitit ‘98. Socialistet i rezistuan fashizmit ne pushtet ne 1992-1997. Stabilizuan vendin pas krizes se 97, hapen perspektiven e shkaterruar te bashkimit me Europen, kontribuan ne clirimin e Kosoves dhe ndermorren reformen ne drejtesi ne 2015. Ka nje paralele midis Shpirtit te Socialisteve te misheruar ne keto kontribute dhe aspiratave te te rinjeve ne kete proteste. Por per fat te keq, medalja ka edhe nje ane tjeter. Eshte autokracia e sotme e cila eshte larguar nga apiratat e e shqiptareve! Jane rilindaret e pasuruar, te trashur e sterplakur ne pushtet, bartesit e korrupsionit dhe analgames me krimin te cilet jane objekti i kesaj proteste, siç jane edhe subjekt i SPAK. Kam pare keto dite socialiste qe po marrin pjese ne protesta duke deshmuar shqetesimin e tyre per gjendjen ne te cilen eshte katandisur demokracia ne vend. Kam pare edhe disa socialiste te tjetr te cilet i kane bene jehone artikulimeve nen panik te autokratit kryeminister.
Raporti i socialisteve me protesten me ka nxitur te bej pyetjen: valle te jene katandisur te gjithe socialistet ne klone te subjekteve te SPAK, ne viktima te oligarkise? Do te deshiroja qe revolta e te rinjeve te jete nje mundesi per socialistet te rigjejne partine e tyre te zaptuar nga trusti i betonit, te kuptojne se sakrifikiimi i demokracise se brendeshme ne emer te unitetit fals ishte ne thelb uzurpim i pushtetit nga nje person ose nje grup pa lidhje me socialistet e vertete, pjesa me e shendoshe e te cileve nuk i besuan kurre Edi Rames, por ne te njejten kohe e perkrahen bujarisht. Protesta eshte edhe nje mundesi edhe per ata socialiste, te cilet besuan tek rilindaret pa e lidhur kete besim me leje kullash e perbindeshesh te tjere te betonit apo perfitime sharlatanesh, te administrojne zhgenjimin e tyre e te kuptojne qe atdheu, pyjet e kullotat, bregdeti, plazhet e fushat jane me te rendesishme se nje vend pune ne administrate, nje kapardisje firmatosh ne sallat e institucioneve nxjerra jashte funksionit kushtetues, apo nje perfitim momental prej sistemit te korruptuar te pushtetit autokratik.
Kur shoh socialiste te kontributeve ne proteste pyes vehten nese ka kuptim tu thuash ketyre njerezve se uzurpimi i vullnetit te tyre ka perzene nga vendi yne 1 milion shqiptare, ka kontrubuar ne arrogancen e pushtetit dhe dobesimin e llogaridhenies. Ata i dine keto dhe prandaj protestojne! Socialistet e shohin se kolltugofaget e sotem jane me te plakur e shume me te dhjamur se bllokmenet e brezit me te fundit te rregjimit hoxhist. Socialistet e dine qe ka ardhur koha qe nje brez i ri te rigjeje vlerat me te mira te se majtes dhe te kerkoje modestisht te marre pjese ne udheheqjen e atdheut. Por te jesh socialisht dhe te shkosh ne proteste, do te thote qe ke hequr dore nga perpjekja per ta çliruan politiken, nuk beson tek mundesia qe nje lidership i ri per socialistet, por edhe per te gjitha alternative e tjera politike, te realizohet permes proceseve te demokracise se brendshme. Vendi i protestes se socialisteve duhet te jete ne radhe te pare vete Patia Socialiste. Socialistet duhet te rigjejne vetvehten, t’ia dorezojne drejtesise te gjithe rilindaret qe ajo po i kerkon prej kohesh. Te behen njesh pa medyshje te metejshme me aspiratat e shqiptareve per shtet, drejtesi, dinjitet e bashkim me Europen!
A ka vertet nje mundesi per nje rruge te re te bazuar ne kolegjialitet perkunder arrogances, te bazuar ne legjitimitet perkunder aleances me korrupsionin, monopolet dhe krimin, te bazuar ne konkurrence dhe zgjedhje perkundrejt sjelljes uzurpatore sipas se ciles zgjedhjet jane te mira derisa une zaptoj kreun, pastaj zgjedhjet jane te keqija qe une te mbreteroj. A ka socialiste qe e kane pare fundin e rruges se drejtimit autokratik diten kur 81 nga 83 mandatet propagandisht te tyre u perdoren per te mbrojtur paprekshmerine e korrupsionit ne krye te qeverisjes pa llogaridhenie? A ka socialiste qe besojne ne llogaridhenie , ndryshimin dhe riperteritjen?
Kushdo qe eshte perfshire ne hajni ne keto vite, qe ka lejuar korrupsionin apo e ka relativizuar ate duhet te hape krahun, duhet te hape rrugen, duke u kerkuar falje the thelle te gjithe socialisteve! Per te mos lene asnje medyshje, faljen me te madhe duhet ta kerkoje Edi Rama, i cili ne 2005 u pergjerua per demokraci te brendeshme, nje anetar nje vote e per lufte ndaj korrupsionit. Megjithese u mbeshtet bujarisht nga e githe struktura e Partise Socialiste, ai nuk arriti kurre te behej nje socialist por thjeshte i pa socialistet si hambar votash duke i futur ne gracken e zgjedhjes midis tij dhe Saliut. Edi Rama duhet te kerkoje falje per te gjitha kundertheniet e tij ne krye te PS dhe te qeverise, qe nga kriminalizimi i perberjes se Kuvendit e deri tek emerimet e horrave ne qeveri, nga shkaterrimi i konceptit te shtetit e deri tek largimi nga vendi i me shume se 1 milion shqiptareve, nga vonesat ne zbatimin e reformes ne drejtesi e deri tek pengimi i drejtesise permes marrjes nen mbrojtje politike te subjekteve te SPAK. Tani maskat kane rene dhe Edi Rama ia ka borxh socialisteve doreheqjen, lirimin e rruges. Nese nuk e ben, socialistet nuk mund te hidhen bashke me te ne greminen ku po i terheq, do te dine te zgjedhin nje rruge tjeter!
Nese ka nje fije mirenjohje ne qenien e Edi Rames eshte koha ta shfaqe ate. Prej 13 vjetesh eshte kryeminister me votat e socialisteve. Asnje pushtet nuk mund te jete i perjetshem! Hezitimi per ti hapur rruge ndryshimit tani rrezikon ta lere partine e Dritero Agollit si nje kujtim te bukur te nje te shkuare te larget, me shume mundesi pa anetare dhe pa votues. Ose PS ndryshon rruge tani, ose nje e majte e re, e paralajmeruar nga disa prej intelektualeve me ne ze te saj do te ngrihet si alternative e qenesishme politike. Eksperimenti dhe praktika e autokracise kane perfunduar me deshtim, shemti, hajni dhe tallje. Eshte koha per demokraci!
Si themelues dhe Kryetar i pare i Fressh, si nje anetar i Partise Socialiste qe pre vitit 1992, si deputet i saj i zgjedhur dy here me vote te drejtperdrejte, si anetar i zgjedur ne forumet me te larta drejtuese te saj ne kohen kur zgjedhjet ishin te veeteta, do te deshirioja te besoja tek njerezit e thjeshte te se majtes bujare. Do te doja ti shoh ti japin fund perkrahjes per te keqen, sidomos ne rastin kur ajo ka helmuar nje pjese te shpirtit te tyre! Do te doja ti shoh ta rikthejne partine e tyre aty ku i takon, ne brazden e aspiratave te shqiptareve per liri, paqe, barazi, dinjitet e bashkim kombetar! Uroj qe sa me pare, perfaqesuesit me te mire te rinise te cilet e kuptojne gjeneraten Z, jo klonet e zaptimit, te vijne ne krye te se majtes dhe te kontribuojne me nje mendesi te re per nje Shqiperi qe duhet patjeter te mbylle trazicionin dhe te renditet me demokracite perendimore si antare e BE dhe jo te kthehet mbrapsht nen zaptim!
