Emisioni investigativ Vetting, News24
Emisioni investigativ Vetting zbardh listën e ushqimeve që u jepet fëmijëve në kopshtet dhe çerdhet e Përmetit, të tenderuar nga Bashkia, për vitin 2025.
Në analizën e ushqimeve që porositen disa produkte sipas diotologëve nuk janë të këshillueshëm për fëmijët. Listën e miratuar është e unifikuar në të gjithë vendin. Sidomos pluhuri i pjekjes nuk është shumë i këshillueshëm.
Ndërsa në bie në sy se do të përdoren edhe 5 mijë kg bukë integrale, që gjithashtu është një sasi e madhe për t’i shërbyer fëmijëve deri në 5 vjeç. Ndërsa janë edhe një sërë frutash dhe produkte të tjera, si kanellë, djathë kaçkavall, fruta të ndryshme, për të cilat prindërit thonë se nuk iu jepen fare fëmijëve. Në kopshtet shtetërore shpesh mëngjesi është shumë i vakët, dreka kryesisht ndonjë supë.
Tërshërë, pluhur pjekjeje dhe trahana me shumicë
Në listën e ushqimeve që do të furnizohen kopshtet dominojnë me sasi të mëdha produkte që përdoren pak ose aspak për fëmijët. Në dokumentet standarde të tenderit shohim se është një listë e gjatë me produkte ushqimore, ku një pjesë e mirë e tyre konsumohen shumë rrallë nga fëmijët në kopsht, dhe pothuajse fare nga fëmijët në çerdhe. Shohim se do të blihen në sasi të madhe tërshërë, miell misri, pluhur për pjekje, limonë, që përdoren në një sasi të reduktuara tek fëmijët.
Kryebashkiakja e Përmetit emërime në kundërshtim me ligjin
Por jo vetëm kaq kryetarja e Bashkisë së Përmetit, Alma Hoxha ka kryer emërime në kundërshtim me ligjin duke thyer ligjin dhe regulloren e përcaktuar
Përgjegjës i urbanistikës dhe planifikimit të territorrit — M.K.
Punonjës pyjesh —–J.XH.
Punonjës pyjesh—–E.S.
Specialist Bujqësie—J.P.
Punësimi pranë Bashkisë Përmet i nëpunësve për të cilët nuk është zhvilluar paraprakisht një procedurë konkurrimi e hapur, përveçse bie ndesh me interesin publik, parimin e konkurrencës së lirë dhe barazisë përpara ligjit, ndër të tjera, përbën një risk të shtuar duke ndikuar negativisht në mbarëvajtjen e punës të institucionit.
Për sa më sipër, Bashkia Përmet ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, neni 107, pika 2, ku përcaktohet që: “Nëpunësit në administratën publike caktohen me konkurs, me përjashtim të rasteve të parashikuara nga ligji”.
Për veprimet dhe mos veprimet e mësipërme ngarkohet me përgjegjësi: znj. A. H, Kryetar i Bashkisë Përmet dhe znj. P. H, me detyrë Përgjegjës i Sektorit Juridik dhe Burimeve Njerëzore.
(BalkanWeb)