TIRANË

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka nxjerrë sot rendin e ditës për seancën e së hënës. Duke e quajtur skandal ai shkruan se deputetëve të opozitës u vendosin vetëm nga një minutë e gjysmë për të folur dhe Berishës vetëm 3 minuta.

Vasili deklaron se lapangjozët rilindas mashtrojnë me orë të tëra në parlament ndërsa opozitës bëjnë gjithçka ta pengojnë të thotë të vërtetat, që ju përvëlojnë.

“SKANDALI!
Deputetëve të opozitës u vendosin vetëm nga nga 1 min e gjysmë e deri 3 minuta për të folur.
Për të gjithë deputetët të Partisë së Lirisë janë vetëm pesë minuta
Për Sali Berishën janë vetëm tre minuta.
Për Belind Këlliçin vetëm tre minuta.
Shikoni dokumentin e rendit të ditës për të hënën te seanca plenare dhe do të kuptoni turpin e parlamentit të marrë peng nga banditizmi rilindas.
Lapangjozët rilindas mashtrojnë me orë të tëra në parlament ndërsa opozitës bëjnë gjithçka ta pengojnë të thotë të vërtetat, që ju përvëlojnë.
Të çlirohet Parlamenti i rrëmbyer nga Rama!
Parlamenti duhet të çlirohet me çdo kusht.
Ndaj të hënën në orën 17 protesta do të jete te Parlamenti!”, shkruan Vasili.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb