NGA SONILA MUSAJ*

Porti i Vlorës operon vetëm me një traget duke bërë që të krijohet dhe monopol. U fol që do të operonte dhe një tjetër traget që udhëtimin e parë nga Vlora drejt Brindisit do ta bënte më date 8 prill 2015 gjë që nuk ndodhi, pasi kompania Tnitsea Shipping Lda e përfaqësuar me tragetin European Voyager dhe zëvendësuesin e saj tragetin Red Star 1 i njoftoi pasagjeret se udhëtimi do të anulohej pasi sipas grafikut të ri të portit të Vlorës duhet të operonte trageti i ri i cili nuk ishte paraqitur.

Gjate një interviste, Drejtori i Portit të Vlorës Xhevair Çeloaliaj u shpreh se ka bërë një grafik ku tragetet do të operonin një ditë njëri një ditë tjetri. Por sërish këtu nuk ka konkurrencë dhe pse do të vijë një tjetër traget që do të operojë. Por diçka ka të çuditshme dhe sigurisht “Kaktus” nuk do ta linte me kaq. Telefonoi përfaqësuesin e kompanisë tjetër që do të vinte në treg dhe iu përgjigj një person me emrin Papi. Po kush është Papi? Për të mësuar se kush është Papi unë u interesova tek Drejtori i Portit të Vlorës i cili tha se Papi është Përparim Gega dhe është Zv.Shef i Sigurisë Portuale në Vlorë.

Si ka mundesi që Zv.Shefi i Sigurise Poruale në Vlorë të jetë dhe përfaqësues dhe i tragetit tjetër që do të vijë të operojë? Këtu ka konflikt interesi. “Kaktus” kërkon që të vijë të operojë dhe trageti tjetër çdo ditë në mënyrë që të mos ketë monopol dhe të ketë konkurrencë të ndershme.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: