Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar sot SPAK-un si një organizatë kriminale, duke iu referuar sipas tij, vendimit për të mos hetuar anëtarë të fisit Bajri në Shkodër. 

Në konferencën për shtyp ai tha se Bajrat, nuk u hetuan nga SPAK, pasi sipas këtij institucioni nuk shin organizatë kriminale dhe dosja e tyre është transferuar në Shkodër. 

“Me terrorin që ushtron banda e Bajrave bëri daën e zgjedhjeve gjithçka të instalojë në pushtet një kryebashkiak, mandati i të cilit qëndron mbi krimin dhe vrasjet e klanit Bajri. Sot dua të denoncoj se SKAP i partisë është një seksion i bandës Bajri, është një organizatë kriminale e cila bashkëpunoi me këtë bandë për të përmbushur misionet e saj të zeza elektorale. Një prokuror guximtar dhe një oficer policie guxoi të zbatojë ligjin dhe prangosi Bajrat për vrasjet e tyre.

Prangosja e tyre kërkonte një guxim para së gjithash, sepse është e njohur fuqia e tyre hakmarrëse. Por ai ndërroi ligjin. Bajrat në Tiranë erdhën në strofullën e tyre. SKAP i partisë pas disa muaj pseudohetimesh, mbyll dosjen e tyre në Tiranë, duke deklaruar më të paimagjinueshme, se ata nuk përbënin organizatë kriminale, nuk përbënin grup kriminal dhe si të tillë nuk mund të ishin objekt hetimi për SKAP. organizata kriminale SKAP transferoi dosjen në Shkodër dhe atje ishte rregulluar. Bajri që kishte vrarë në gjumë të fejuarën e tij 15 vjeçare, doli i pafajshëm”, tha Berisha. 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: