Situata tek Napoli nuk është nga më të mirat, tabela e klasifikimit e konfirmon më qartë, vendi i 11-të, duke u parakaluar edhe nga Milan. Mungojnë rezultatet, mungon loja, por nuk mungon një projekt për të ardhmen ku me sa duket edhe Hysaj bën pjesë. Afrimi i Gattusos në stol ka sjell një ndryshim, më saktë duket si një rikthim pas në kohën e Sarrit.

Ish trajneri i Milanit preferon skemën 4-3-3, një skemë ku disa lojtarë ndihen komod, lojtarë si Insgne, Allen apo Hysaj. Kjo ide e trajnerit të ri po fillon të ketë ndikim edhe në merkato. Hysaj nga një i larguar i sigurt është rikthyer të jetë titullar, të paktën në dy ndeshjet e fundit anësori kuqezi e ka nisur nga minuta e parë. Gattuso sipas mediave italiane ia ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se nuk dëshiron që Hysaj të largohet. Palët priten të ulen edhe një herë në tavolinë për të diskutuar mundësinë për rinovimin e kontratës aktuale e cila i skadon më 2021.

Hysaj Gatusso
Hysaj Gatusso

Napoli kërkon që lojtari të rinovoj deri në 2023 ndërsa Hysaj nuk do të ishte kundër këtij rinovimi por këtë herë sipas kushteve të tij. Kapiteni kuqezi kërkon një përmirësim të ndjeshëm të pagës, kërkon 2,7 milion euro neto në sezon, nga 1,2 që përfiton aktualisht, gjithashtu mes palëve po diskutohet edhe mundësia e shfuqizimit të klauzolës prej 50 milion euro në rast largimi jashtë Italisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: