Kukësi vazhdon t’i komplikojë vetes rrugën për Europë, teksa sot pësoi disfatë 1-2 ndaj Partizanit. Nuk mund të jetë i lumtur trajneri i verilindorëve Diego Longo dhe diçka e tillë nuk e fshehu dot pas sfidës në prononcimin e zakonshëm për Gol pas Goli.

 

 Gabimet dhe rivali- Kemi bërë gabime që përsëriten, punojmë gjithë javën për mos pasur gjëra të tilla. Këtë kualitet kam, këtë mund të bëjnë. Partizani ka kualitet të jashtëzakonshëm dhe nuk e di si nuk rivalizon me Tiranën për titullin.

 Ndeshja– Pjesën e dytë provuam shumë por nuk shënuam nga katër metra. Nuk kërkoj dot më shumë sepse bënë mirë, kur nuk shënon nga katër metra. Duhet të godasim shtyllën për të bërë gol më pas, edhe javën e shkuar ashtu na ndodhi.Çfarë nuk po shkon në këtë fazë sezoni? Sa i takon punës, nuk kemi ç’bëjmë më shumë. Po punojmë më shumë se pjesën e parë të sezonit. Puntus dhe Shkurtaj janë të dëmtuar, kemi vështirësi në sulm. Futëm në sulm Markun që është mbrojtës” – tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb