Drejtori i Drejtorisë së Menaxhimit dhe Drejtimit në Departamentin për Sigurinë Publike Skënder Doda në një intervistë në rubrikën “Opinion” në “News 24” tha se besimi i qytetarëve te Policia e Shtetit është rritur.


Doda tha se pranë policisë janë bërë shumë telefonata, gjë që tregon besimin qytetar te uniformat blu.

Operacioni ‘Parandalimi’ ishte tepër rezultativ. Vetëm për 6-mujorin e parë të 2019, janë bërë mbi 306 mijë telefonata të sakta. Ne marrim i bie 70 telefonata në orë. Këto telefonata na flasin për probleme që qytetarët hasin, për shkelje të rregullave, për shkelje të ligjeve, denoncime etj. Krahasuar me vende të tjera të BE, kemi rritje të jashtëzakonshme të telefonatave. Besimi i publikut ndaj Policisë së Shtetit është rritur. Publiku ka besim te policia, ne jemi organizatë e hapur nga mediat dhe nga ndërkombëtarët. Policia është shumë transparente në drejtimin e saj. Përqindja e telefonatave të pasakta po bie”, tha Doda.


Më tej, Skënder Doda u shpreh se policia është e përkushtuar ndaj punës në shërbim të qytetarëve të Republikës.


“Ne jemi të përkushtuar ndaj punës. Qytetarët mendojnë se ne për 10 minuta do të shkojmë, por ne përpiqemi të shkojmë sa më shpejt. Ne kemi tashmë edhe Komisariatin Dixhital, ku mund të dërgohet informacion me zë e figurë. Ne kemi numrin 112 për të gjithë qytetarët. Ka qytetarë që na pyesin ku ndodhen institucione të caktuara, spitalet etj. Qytetarët duhet të jenë të qetë, sepse nuk abuzohen. Policët tanë janë profesionalë, kanë kaluar disa teste të kontrollit dhe integritetit. Nuk kemi pasur raste të tilla që qytetarët të kenë ndonjë frikë. Ne merremi edhe me turistë. Na duhet që të flasim me turistët në anglisht. Vajzat e reja e djemtë e rinj flasin mirë anglisht dhe ne përpiqemi që të shërbejmë sa më mirë. Janë 123 operacione që janë bërë me ndihmë të qytetarëve. Denoncimet janë anonime. Nuk mund ta quajmë qytetarin spiun, por i vjen në ndihmë qytetarisë dhe sigurisë njerëzore”, deklaroi Doda.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb