Asion Daja nga dita e sotme do të jetë zyrtarisht një lojtar i Skënderbeut, teksa ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare ne ekipin e drejtuar nga një Dajë tjetër, Ilir, që është dhe i afërm i lojtarit kryeqytetas. Daja lë kështu Tiranën pas tre sezonesh, ndërsa në karrierën e tij ka veshur edhe fanellën e Partizanit dhe Dinamos.

Njoftimi i Skënderbeut

Asion Daja, prej sot është zyrtarisht futbollist bardhekuq.

Mesfushori ka arritur sot akordin me klubin duke ju bashkuar ekipit bardhekuq për një sezon.

29-vjeçari ka nëneshkruar sot kontratën së bashku me menaxherin e përgjithshëm Gerhard Takaj në zyrat e klubit në Tiranë dhe mënjeherë është nisur drejt Korçës.

Daja do të zhvillojë sot një seancë individuale dhe do ti bashkohet grupit nesër në përgatitjet e fundit të kuadër të takimit të së shtunës ndaj Flamurtarit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb