Skënderbeu  u mund 0-4 nga Tirana, në ndeshjen e vlefshme për Superligën. Kjo disfatë komplikon akoma më shumë gjërat, teksa mbijetesa tashmë mund të arrihet vetëm me një mrekulli. Trajneri i korçarëve, Skënder Gega dha prononcimin e tij për Gol Pas Goli dhe dukshëm u shfaq i zhgënjyer, jo vetëm për rezultatet, por edhe për mënyrën sesi po shkojnë gjërat.

 

“Ndeshja- Ky është futbolli. Nuk mund të analizojmë ku gabuam, të marrim më të mirën nga këto që ndodhën.

Qëndrimi– Jep maksimumin edhe në kalçeto jo më në kampionat. Unë do doja të merrja më të mirë, nga Korça të dal me kokën lart. Marr përgjegjësi për pjesën që më takon. Bëmë gabime dhe një ekip si Tirana nuk fal.

Gjendja–  Unë  kam njohur ekipin, vendosa për disa minuta ta merrja. Mbas tre barazimeve tona, rivalët direkt bënë maksimumin dhe fituan. Të ardhmen nuk e di, fola me ekipin dhe duhet të luajmë si profesionista. Unë e kam konceptin dhe moralin për ta kaluar me qetësi. Nesër do ulemi dhe të flasim me ekipin. Mos shohim hallin e të tjerëve, kemi tonat. Di vetëm që do jap sa kam mundësi, nuk e di projektin. Këtij qyteti do i jap energjitë e mia.Që ta dini nuk kam kontratë, nuk kam. Unë nuk shes lojtarë, jam këtu për të ndihmuar. E mora ekipin se besoja. Jemi vend i vogël dhe njihemi të gjithë. Nuk më takon mua të mendoj për hallet e të tjerëve” – tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb