Nedim Bajrami vijon të jetë në qendër të vëmendjes të shumë skuadrave në Serie A. Pavarësisht insistimit të Empolit për ta mbajtur xhevahirin e mesfushës shqiptare, ky objektiv duket mjaft i vështirë.

Së fundi në mediat italiane qarkullon një lajm ku thuhet se Bajrami është në tratativa me skuadrën e Sassuolos në Serie A. Vlerësimi për futbollistin është 7 deri në 8 milionë euro dhe shumë shpejt mund të kemi dritë jeshille përfundimtare për mbylljen e akordit. Bajrami ka statistika mjaft të mira te skuadra aktuale, ku me golat dhe asistet e tij ka ndihmuar ekipin në arritjen e objektivave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: