Sassuolo është në kontakt me Gennaro Gattuson dhe Fabio Grosson, pasi larguan nga pankina Alessio Dionisin. Klubi nga “Reggio Emilia” vendosi të bëjë një ndryshim në stol pas disfatës 3-2 ndaj Empolit në shtëpi të dielën, rezultat që e lë skuadrën në vendin e 17-të në tabelë, me numër të njëjtë pikësh me Hellas Verona dhe Cagliari.

Ndërsa tekniku Dionisi bëri mirë gjatë kohës drejtoi Sassuolon, gjërat ndryshuan shumë këtë sezon, me ekipin që dukej se kishte pësuar një shndërrim total. Siç raportohet nga Calciomercato.com, Sassuolo ka në tavolinë 3 emra për pankinën, ku mund të përmendim Gattuso, Grosso dhe Davide Ballardini.

Të tre trajnerët duan një projekt afatgjatë, me kontrata deri në qershor 2025 ose 2026 dhe tani për tani klubi nuk dëshiron të nxitojë për të marrë vendime, duke ia besuar ekipin për momentin trajnerit të Primavera Emiliano Bigica. Kujtojmë se te Sassuolo luan Nedim Bajrami dhe Kumbulla.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: