I ftuar në emisionin ‘’EUROMANIA’’ të moderatores Enxhi Biba, trajneri i njohur Ardian Mema analizoi finalen e madhe të Kampionatit Europian duke cekur disa nga temat më pikante të sfidës.

Zhgënjimi- ‘’ Spanjë-Kroaci më ka pëlqyer shumë pasi kishte një dinamikë në lojë, njëherë njëra skuadër njëherë tjetra. Mbape më ka zhgënjyer shumë, pritej shumë nga ai. Grizman me shokë dhanë më shumë në këtë Europian’’.

Risia-‘’Në përgjithësi në Europian ka rënë në sy loja në grup. Doli Danimarka dhe grupi i tyre ishte me të vërtetë i mirë, Zvicra dhe Austria po ashtu. Kjo ka qenë surprizë, si rrallë-herë nuk kanë ecur emrat.

Historia-‘’Italia ose Roma e ka sfiduar, e ka pushtuar Anglinë. Ndoshta duke qenë se Anglia është mbretëri dhe e përmendin shpesh Mbretëreshën, këto janë gjëra që u takojnë vendasve. Mezi po presim të shohim finalen. Nga ky Europian, kemi mësuar disa gjëra. Ngelet dhe për pjesën e specialistëve që sado të shohësh futboll do të ndodhin disa gjëra që do t’i mësosh më pas’’.

Futbollisti vendimtar-‘’Mbetet për tu parë Herri Kejn. Ka treguar që është lojtar i madhe dhe sulmues shumë i mirë, e ka nxjerrë nga balta Anglinë. Dhe çmimi që ka e tregon këtë fakt. Mund të zgjidhi dhe ndeshjen, por më shumë jam tek grupi, jo tek individi. Ka dhe lojtarë të tjerë që mund të bëjnë diferencën si tek Italia dhe tek Anglia. Me Danimarkën, vendimtar ishte Sterling kështu që çdo gjë pritet’’.

Krahasimi– ‘’Italia nuk ka fituar shumë Europiane, më shumë sukses ka pasur në Botëror. Shumë skuadra vënë mend nga projekti, nuk është vetëm të marrim pjesë dhe të marrin diçka në këmbim, por ka projekte me anë të lojtarëve të rinj dhe presin. Këtë Europian ndoshta mendojnë të marrin pjesë dhe mësojnë për tjetrin, në botë ecin me projekte. Ka cikël për këtë punë, ka dhe këtë lloj këndvështrimi’’.

Projekti- ”U ristartua çdo gjë, ka ekipe që kanë projekte. Një nga këto ka qenë Italia. Ndryshimi i tyre ka ardhur dhe në lojë dhe ngjasojnë shumë me atë spanjolle. Të gjitha skuadra europiane kanë vjedhur nga njëra tjetra mënyrën e lojës, module loje.

Italia vinte pjesë nga një disfatë ku nuk mori pjesë në Botëror, dhe çështja është si do të ringrihesh nga humbja, si e menaxhon situatën. Është një komb shumë me traditë në futboll, presin të gjithë nga ta”.

Favorite-”Po ta shikosh Anglinë, luan pak a shumë si Spanja. Italia do të ketë përballë një Spanjën e dytë. Luajnë për objektivin e vet, 55 vite pa fituar trofe. Italia do ta ketë shumë të vështirë, duhet parë si do ta menaxhojnë ndeshjen.

Anglinë e shoh favorite për shkak të lojës, modulin që përdor trajneri dhe luajnë në shtëpinë e tyre. Italia ka në ADN ekuilibrin. Vështirësi do të kenë të dyja skuadrat”.

Analiza: ”Mediat janë subjektive, ka pasur ndeshje ku fitorja ka ardhur dhe nga stoli. Grupi ka vlerat e veta. Për mua boshti i Anglisë është perfekt fare. Dy mbrojtësit vijnë nga ekipet e para vijnë nga Mançester Junajtid.

Ndodh që në një ndeshje një futbollist të jetë mirë, një tjetër në ndeshje tjetër. Gjithmonë, edhe pse kemi trajnuar dhe jemi pjesë e sportiv mundohemi të jemi subjektiv pasi ia lëmë fushës së lojës”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb