Në mes të shqetësimit për variantet e reja të COVID-19, Sllovakia po forcon në mënyrë drastike rregullat e saj për hyrjet në vend.

Nga 9 korriku, të gjithë personat t e pavaksinuar do të duhet të karantinohen për 14 ditë, sipas një dekreti të ri të lëshuar nga qeveria sllovene të shtunën.

Kjo vlen pavarësisht nga vendi i origjinës.

Udhëtarët që janë vaksinuar plotësisht prej të paktën 14 ditë përjashtohen nga karantina.

Udhëtarët tranzit janë të përjashtuar, gjithashtu, nga karantina, megjithatë, duhet t’i përmbahen rrugëve të paracaktuara rrugore.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb