Qeveria e kryeministri konservator slloven Janez Jansa ka humbur një referendum për ujin.

Ligji i propozuar nga qeveria mori 87 për qind të votave kundër dhe rreth 13 për qind pro, një rezultat që nxiti opozitën të kërkojë dorëheqjen e qeverisë Jansa.

Ligji në fjalë, i miratuar nga parlamenti në fund mars, parashikon ndërhyrjet në ujërat e liqeneve për ndërtimin e sistemeve apo strukturave për përdorim publik.

Sipas kundërshtarëve, kjo gjë do të krijonte pengesa në hyrjen e lirë pasi atje pritej të ndërtoheshin parkingje, hotele, dyqane, tabela reklamuese, rrugë dhe objekte të tjera, që shoqërohen me rreziqe të pashmangshme të ndotjes së ujërave nëntokësore dhe ujit të pijshëm, e mirë publike e garantuar nga kushtetuta.

Kryeministri Jansa, i cili ka kryesuar këshillin për referendumin, ka refuzuar kërkesat për dorëheqje.

”Jansa duhet të tërhiqet”, theksoi Tanja Fajon, kryetare e eurodeputetëve të Partisë Social- demokrate.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb