Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, (IKMT) ka nisur një aksion këtë të martë në Jalë e Himarë, ku po prishen disa ndërtesa.

Gazetari Enrik Mehmeti, raporton për “BalkanWeb”, se nga ky aksion i IKMT, janë prekur banorë që edhe para 3 vitesh u janë prishur objektet.

Banorët shprehen për gazetarin se autoritetet nuk kanë dhënë asnjë lajmërim në lidhje me aksionin e tyre.

IKMT ka zbarkuar papritur dhe ka nisur shembjet e disa ndërtesave, ndërsa janë të shoqëruar edhe nga trupa policore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: