Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të deputetit të PS-së, Bashkim Fino, i cili humbi betejën me COVID-19.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Kryemadhi theksoi se sot u nda nga jeta një socialist i vërtetë, që ishte kundër konfliktit absurd.

MESAZHI I KRYEMADHIT
Me hidhërim të madh mësova lajmin se u nda nga jeta një njeri i mirë, një socialist i vërtetë. Njeriu që ishte kundër çdo konflikti absurd, i lindur për të qenë kryeministri i pajtimit.
U prehsh në paqe Bashkim.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb