Gazetari i njohur Sokol Balla është mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe ndan shpesh momente nga jeta e tij e përditshme dhe udhëtimet në vende ë ndryshme të botës.

Ditën e sotme Balla ishte i ftuar tek emisionin “Një kat më lart” ku ka rrëfyer diçka më shumë për veten e tij. Ai është pyetur nga moderatori për udhëtimet e tij dhe i është kërkuar që të tregojë një nga udhëtimet më të rrezikshme që ka bërë ndonjëherë.

Balla ka rrëfyer një nga udhëtimet më të vështira që ka bërë ka qenë kur ka shkuar në Indi, pas së cilit ka qenë gati në koma.

Gazetari ka treguar: “Ka qenë udhëtimi në Indi, ku unë vajta pa bërë vaksinat përkatëse dhe mbaj mend kur kam shkuar për pushime në Rhodos, nuk e mbaj mend kam qenë në gjendej pothuajse në koma. Kjo histori është e vërtetë dhe gafa ishte që unë shkova pa marrë vaksinat përkatëse në një vend problematik siç është India”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: