Rtv Ora dhe Antonio Noto publikuan sonte e rezultatet e sondazhit të dytë kombëtar si dhe projeksionet për dy qarqe: Shkodra dhe Elbasani.

Sondazhi tregon se Partia Socialiste fiton nga 41-45%, ndërsa PD fiton nga 34 deri në 38%, e ndjekur nga LSI me 8-12%. Nëse do të kishte një mbledhje të votave koalicioni opozitar, PD-LSI-PDIU, merr nga 43 në 53% të votave, ndërsa të  pavendosur janë 27%.

Në sondazh janë pyetur 2000 persona. Intervistat janë kryer me celular dhe telefona fiks. Është kampion përfaqësues i popullsisë elektorale në Shqipëri.Marzhi i gabimit është 3%.

Tabela 15 – Tirana qarku me më shumë të pavendosur, ndiqet nga Durrësi dhe Fieri

Tirana vazhdon që të ketë pjesën e luanit lidhur me të pavendosurit.

Kryeqyteti mban 31.8% të totalit të të pavendosurve në vend, duke u ndjekur nga Durrësi dhe Fierit me 10.2%.

Femrat shfaqen më shumë të pavendosura në qarqe së bashku me ata që janë të papunë.

Ndërkohë, moshat mbi 35 vjeç përbëjnë 67% të totalit të të pavendosurve.

Screenshot 9
Screenshot 9

Tabela 14.2 – Bien me 3% të pavendosurit, moshat mbi 35 vjeç më “pesimistët”

Nga 19 janari përqindja e të pavendosurve ka rënë nga 30% në 27% në 23 shkurt.

Numrin më të madh të të pavendosurve e përbëjnë meshkujt si në 19 janar ashtu edhe në 23 shkurt, duke pësuar një rritje me rreth 3%, ndërsa femrat kanë pësuar një ulje me po kaq përqindje.

Ndërkohë, në ndarje moshe vihet re që më shumë të pavendosur janë ata të moshës mbi 35 vjeç të cilët përbëjnë mbi 65% të të pavendosurve.

Screenshot 10
Screenshot 10

Tirana, që ka edhe numrin më të përqëndruar të popullsisë, ka edhe numrin më të lartë të votuesve të pavendosur. Në janar e kishte 30.4%, sot e ka 30.9%.

Më të prerë kur bëhet fjalë për zgjedhjet duket se i ka votuesit qarku i Beratit. Në janar kishte 1.5% të elektoratit të pavendosur, sot ka 2.1%.

Screenshot 11
Screenshot 11

Tabela 13
Si është orientimi i votes me 23 shkurt 2021
PD dhe partitë e tjera rriten me 1% nga 19 janari, PS dhe LSI bien me 1%

Lidhur me orientimin e votës për PS-në sot do të votonin nga 41-45%, me një rënie me 1% nga data 19 janar ku kjo shifër ishte 42-46%.

Ndërsa për PD-në ka pasur një rritje me 1%, duke shkuar nga 33-37% në 19 janar në 34-38 ditën e sotme.

Rënie ka pësuar edhe LSI me 1% nga 19 janari, ku ishte në kuotat 9-13%, ndërsa sot kap shifrën 8-12%.

PDIU ka qëndruar në kuotën e saj të 19 janarit nga 1-3%.

Ndërkohë, rritje kanë pësuar edhe partitë e tjera me 1%.

Screenshot 12
Screenshot 12

Tabela 12
Pyetja: Pavarësisht gjithçkaje a mendoni se zgjedhjet politike të vitit 2021 do të jenë të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë apo jo?

Të anketuarit janë grupuar sipas partive.

E thotë sondazhi, PD duhet të punojë më shumë me votuesit e vet, nuk e kanë kuptuar rëndësinë e zgjedhjeve. Me shqetësim vihet re një rënie e optimizmit me disa pikë % nga sondazhi i parë i Rtv Ora dhe Antonio Noto që në fakt duhet të ishte e kundërta kur po shkojmë drejt fushatës zgjedhore.

Screenshot 13
Screenshot 13

Tabela 11
Pyetja: Pavarësisht gjithçkaje a mendoni se zgjedhjet politike të vitit 2021 do të jenë të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë apo jo?
Të anketuarit janë të punësuarit dhe ata që nuk punojnë.

81% e të punësuarve besojnë se janë të rëndësishme ndërsa 79.9 % jo.

Interesante është fakti se ka rënë me 5 % numri i atyre që mendojnë se këto zgjedhje janë të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë në krahasim me sondazhin e 19 janarit 2021
Ndërsa është rritur numri i atyre që thonë jo dhe nuk e dinë.

Screenshot 14
Screenshot 14

Pyetja: Pavarësisht gjithçkaje a mendoni se zgjedhjet politike të vitit 2021 do të jenë të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë apo jo ?
Të anketuarit janë ndarë sipas gjinisë dhe moshës

Bie rëndësia e zgjedhjeve për shqiptarët, moshat e reja me më pak pritshmëri për 25 prillin

Lidhur me rëndësinë e zgjedhjeve të 25 prillit për të ardhmen e Shqipërisë, qëndrimi i shqiptarëve ka ndryshuar paksa nga data 19 janar 2021.

Në këtë datë ata përgjigjeshin se “Po” ka rëndësi në 85.4%, ndërkohë që kjo përqindje sot ka rënë në 80.5%.

Me të bindura për këtë rënë janë femrat, për të cilat një gjë e tillë ka një rëndësi në 83.2%.

Mosha 35-54 dhe mbi 54 mendojnë se kjo gjë ka një rëndësi mbi 84%.

Ndërkohë, kjo përqindje është më e ulët të moshat e reja.

Screenshot 15
Screenshot 15

A ka ecur Shqipëria në këtë 4 vjeçar në drejtimin e duhur apo të gabuar?

87.7% e socialistëve mendojnë se jemi në drejtimin e duhur. 9.2% e tyre mendojnë se nuk ka ecur as në drejtimin e duhur dhe as të gabuar.

Nga opozita, 72% e zgjedhësve të PD mendojnë dhe 95% e elektoratit të LSI mendojnë se jemi në drejtimin e gabuar. Fakt interesant është se PD e ka të lartë përqindjen e të pavendosurve, 17.4%, ndryshe nga LSI që e ka 3.7%.

Screenshot 16
Screenshot 16

A ka ecur Shqipëria në këtë 4 vjeçar në drejtimin e duhur apo të gabuar?

Shumica e të punësuarve vlerësojnë se vendi ka shkuar në drejtimin e gabuar

Shqiptarët janë të dyzuar lidhur me drejtimin 4-vjeçar të vendin.

38.7% e tyre janë përgjigjur se vendi ka shkuar në drejtimin e duhur.

Ndërsa 38.5 % e tyre janë përgjigjur se po ka shkuar në drejtimin e gabuar.

Ndërkohë, shumica e të papunëve, 40.3% shprehen se ka shkuar në drejtimin e duhur. Nga ana tjetër, 41.4% e të punësuarve janë përgjigjur se ka shkuar në drejtimin e gabuar.

Screenshot 17
Screenshot 17

Tabela 7
A ka ecur Shqipëria në këtë 4 vjeçar në drejtimin e duhur apo të gabuar?

Femrat dhe rinia mendojnë se Shqipëria ka ecur në drejtimin e gabuar, meshkujt dhe grupmosha mbi 54 vjeç thonë se jemi në drejtimin e duhur.

Screenshot 18
Screenshot 18

Menaxhimi i situatës së pandemisë nga qeveria ka qenë…
Për socialistët menaxhimi i situatës pandemike nga qeveria ka qenë shumë e mirë.
Ndërkohë, për demokratët e ka menaxhuar keq dhe shumë keq me një vlerë mbi 71%.
Për LSI-në, qeveria e ka menaxhuar keq këtë situatë në një shifër 79%.

Në shifra të larta vërehen edhe të pavendosurit dhe ata që nuk votojnë, të cilët, janë përgjigjur mirë dhe shumë mirë në 41.7 për të pavendosurit dhe 36.5% për ata që nuk votojnë.

Screenshot 19
Screenshot 19

Tabela 5
Menaxhimi i situates pandemike nga qeveria ka qenë…

Janë pyetur të pyetur të punësuarit dhe të papunësuarit
29.8% mendojnë se qeveria e ka menaxhuar mirë. Vetëm 7.8 % thonë shumë mirë, ndërsa as mirë as keq e mendojnë 24.7%

Screenshot 20
Screenshot 20

Tabela 4
Menaxhimi i situatës pandemike, shqiptarët të dyzuar me qeverinë

Menaxhimi i situatës pandemike nga qeveria është i dyzuar mes mirë dhe keq sipas shqiptarëve, përkatësisht në 37.6% dhe 37% .

37.6% e personave të pyetur në sondazh janë përgjigjur mirë dhe shumë mirë.

24,7% janë përgjigjur në mënyrë neutrale dhe pjesa tjetër, 37% keq ose shumë keq.

Meshkujt duken më të kënaqur nga menaxhimi i situatës pandemike nga Covid.

Screenshot 21
Screenshot 21

Tabela 3
Socialistët më të shqetësuar për pandeminë, demokratët për papunësinë, LSI për korrupsionin.

40 % e socialistëve janë të shqetësuar për menaxhimin e situatës së pandemisë. Partitë e tjera më të shqetësuara për papunësinë

Screenshot 22
Screenshot 22

Tabela 2
Të papunët të shqetësuar për menaxhimin e pandemisë

22.8% janë përgjigjur menaxhimi i situatës Covid-19. Në këtë fashë 18.8% janë të punësuar dhe 26.6% jo të punësuar.

18.9% janë përgjigjur për papunësinë. Në këtë fashë 17.3% janë të punësuar dhe 20.4% jo të punësuar.

16.6 dhe 16.3 përkatësisht ndahet korrupsioni dhe niveli i pagave. Në këtë fashë 14.9% janë të punësuar dhe 18.2% jo të punësuar.

10.3% renditet mungesa e shpresë. Në këtë fashë 19% janë të punësuar dhe 13.8% jo të punësuar.

Screenshot 23
Screenshot 23

Tabela 1
Shqetësimi kryesor i shqiptarëve është Covid 19, për të rinjtë papunësia

Shqetësimi më i madh për shqiptarët aktualisht, qofshin meshkuj apo femra, është menaxhimi i Covid 19.

Pas pandemisë, shqetësime të tjera janë papunësia, situata ekonomike, korrupsioni, niveli i pagave, mungesa e shpresës, mosndëshkueshmëria, krimi i organizuar dhe emigracioni.

Screenshot 24
Screenshot 24

Antonio Noto shpjegon se pse është bërë kjo zgjedhje.

“Është një zgjedhje për të bërë një panoramë, për të analizuar në fillim të kësaj fushate elektorale cila është ndjenja e këtyre dy qarqeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb