Sa herë që ka një luftë midis Izraelit dhe Hamasit, mbështetja e këtij të fundit në mesin e palestinezëve rritet, tha për BBC Khalil Shikaki, drejtor i Qendrës Palestineze për Kërkime Politike dhe Anketa me bazë në Ramallah. Shikaki thotë se mbështetja për Hamasin është zakonisht shumë më e lartë në Gaza, e cila është “më fetare, më islamiste” sesa në Bregun Perëndimor, i cili përbëhet nga “kryesisht nacionalistë laikë” dhe drejtohet nga Autoriteti Palestinez, rival i Hamasit.

Para konfliktit të fundit, një studim i kryer në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës tregoi se mbështetja për Hamasin ishte në 22%, thotë ai. Megjithatë, gjatë dy javëve të fundit, mbështetja për Hamasin në Bregun Perëndimor është rritur “definitivisht”, thotë ai.

Kjo është diçka që ai e sheh sa herë që të dy palët hyjnë në një luftë, por mbështetja “kthehet aty ku ishte brenda pak muajsh pas kësaj”, shton ai.

Trupat izraelite që hyjnë në Rripin e Gazës dhe viktimat që do të rezultojnë nga luftimet midis Forcave të Mbrojtjes të Izraelit dhe Hamasit do të rrisin mbështetjen për “kauzën palestineze”, thotë ai, duke shtuar se Izraeli duhet të marrë në konsideratë atë që dëshiron të arrijë në planin afatgjatë. “Nëse Izraeli dëshiron t’i mbajë palestinezët të ndarë, dëshiron të mbajë Autoritetin Palestinez jashtë Rripit të Gazës, atëherë padyshim që Hamasi duket se i ka shërbyer këtij qëllimi,” thotë ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: