Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim iu është bashkuar urimeve me rastin e 108-vjetorit të lindjes Forca të Armatosura Shqiptare.

Përmes një postimi në Twitter diplomatja theksoi se SHBA është krenare që stërvitet dhe lufton së bashku me forcat shqiptare.

MESAZHI I YURI KIM
Gëzuar 108 vjetorin e lindjes Forcave të Armatosura Shqiptare. Ne jemi krenarë që stërvitemi dhe luftojmë së bashku – forcat amerikane dhe shqiptare #KrahPerKrah. Ne shpresojmë të forcojmë më tej gatishmërinë tonë të përbashkët, bashkëpunimin dhe punën në ekip. Urime!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb