Michael Jackson do të kishte festuar sot ditëlindjen e tij të 65-të. Me rastin e kësaj dite, Naomi Campbell ka bërë një postim kushtuar “mbretit të popit”.

Modelja me famë botërore ka postuar në llogarinë personale në Instagram një sërë fotosh të tyre së bashku, për të nderuar kujtimin e tij.

Në fakt ajo ka “uruar” këtë ditë, ndërsa ka deklaruar se do ta ketë gjithmonë në zemër.

“Gëzuar ditëlindjen mbreti i popit. Sot do të kishit ditëlindjen tuaj të 65-të. Do të jesh përgjithmonë në zemrat tona”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e postimit të saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dr Naomi Campbell (@naomi)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: