Supermodelja e njohur Naomi Campbell tani është nënë e dy fëmijëve. 53-vjeçarja e famshme ka lajmëruar pak orë më parë se ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë dhe është djalë.

I dashuri im i vogël, dije që je shumë i çmuar dhe i rrethuar nga dashuria që nga momenti që na ke bekuar me praninë tënde”,- shkroi supermodelja në Instagram, bashkë me një foto të saj duke përqafuar të sapolindurin.

“Një dhuratë e vërtetë nga Zoti, e bekuar! Mirë se vjen Baby Boy” – shkruan Campbell duke shtuar: “Nuk është kurrë vonë për t’u bërë nënë.”

Është e paqartë nëse modelja ka përdorur një nënë zëvendësuese apo e ka adoptuar djalin e saj. Për momentin, as emri nuk është mësuar publikisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: