Filmi i regjisores nga Kosova, Blerta Basholli, “Zgjoi (Hive)” është në listën e ngushtë të kategorisë ‘Filmi më i mirë në gjuhë të huaj”, në ‘Oscar 2022’, bashkë me 14 filma të tjerë.

Për herë të parë, Kosova është në listën e ngushtë të pretendentëve për t’u nominuar në garë prestigjioze të filmit, nëse “Zgjoi” hynë në garë do të ishte sukses historik për kinematografinë vendore.

Votimi për të nominuar filmat ka filluar më 27 janar, ndërsa ka përfunduar më 1 shkurt.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Oscars 2022”, pritet të mbahet më 27 mars.

Më poshtë lista e filmave që garojnë për t’u nominuar për çmim në kategorinë “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj”:

“Great Freedom” (Austria) – Sebastian Meise
“Playground” (Belgjika) – Laura Wandel
“Lunana: A Yak in the Classroom” (Butani) – Paëo Choyning Dorji
“Flee” (Danimarka) – Jonas Poher Rasmussen
“Compartment No. 6” (Finlanda) – Juho Kuosmanen
“I’m Your Man” (Gjermania) – Maria Schrader
“Lamb” (Islanda) – Valdimar Jóhannsson
“A Hero” (Irani) – Asghar Farhadi
“The Hand of God” (Italia) – Paolo Sorrentino
“Drive My Car” (Japonia) – Ryusuke Hamaguchi
“Hive” (Kosova) – Blerta Basholli
“Prayers for the Stolen” (Meksika) – Tatiana Huezo
“The Worst Person in the World” (Norvegjia) – Joachim Trier
“Plaza Catedral” (Panamaja) – Abner Benaim
“The Good Boss” (Spanja) – Fernando León de Aranoa.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: