Sot demokratët e Kukësit do të zgjedhin kandidatin e tyre për bashkinë, i cili do të garojë në 24 shtator, në zgjedhjet që do mbahen sërish pas skandalit seksual të ish-kryebashkiakut Safet Gjici.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Sali Berisha, i cili është shprehur përmes një postimi në rrjetet sociale se në Kukës ka një pjesëmarrje masive të votuesve.

Ai shkruan më tej në Facebook se fton të gjithë demokratët e Kukësit të marrin pjesë në primaret e Rithemelimit për zgjedhjen e kandidatit të tyre për Bashkinë Kukës.

“Pjesëmarrje masive në primaret në Kukës. Ftesë për të gjithë demokratët e Kukësit të marrin pjesë në primare për zgjedhjen e kandidatit të tyre për Bashkinë Kukës. Suksese”, shkroi ai në Facebook.

Kujtojmë se në garën e Primareve të Rithemelimit janë 5 kandidatë, të cilët vijojnë si më poshtë:

1- Ardian Sokol Elezi

2- Emri Haxhi Vata

3- Gëzim Beqir Shehu

4- Uran Rakip Cengu

5- Ylber Haxhi Zeneli

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: