Greis Çomo, vazja e shefes së Spitalit Infektiv, Najada Çomo, ka ndarë një mesazh prekës për ditëlindjen e nënës së saj.

Vajza e doktoreshë Çomos shkruan në rrjetet sociale se edhe në ditën e ditëlindjes, nëna e saj është në spital, duke i shërbyer me përkushtim maksimal të sëmurëve, të cilët janë duke vuajtur pasojat e COVID-19.

Greis Çomo i ka bërë një thirrje qytetarëve, se “dhurata më të bukur për nënën e saj” do të ishte që ata të “respektojnë rregullat”.

“Sot, si çdo dite tjetër ti je ne Spital, duke i sherbyer me perkushtimin maksimal çdo individi i cili eshte duke vuajtur pasojat e ketij virusi qe ka ndryshuar jetet e secilit prej nesh. Gezuar Ditelindjen mushi Dhurata me e bukur qe mund ti beni mamit eshte te respektoni rregullat”, shkruan vajza e Dr. Najada Çomos.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb