TIRANE- Kur sot në Kuvend do të miratohet rrëzimi i dekretit të presidentit Ilir Meta për ligjin për teatrin Kombëtar, vjen një reagim nga kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Basha edhe njëherë i qëndroi deklaratës së tij se çështja e teatrit është ‘vija e kuqe’ për demokracinë në vend. Në një konferencë për shtyp lideri i PD-së tha se opozita do të qëndrojë në krah të qytetarëve dhe do të jetë kundër vendimit të qeverisë, që sipas tij është bërë njësh me krimin.

“I qëndroi plotësisht deklaratës që kam bërë. PD dhe unë e konsideroj këtë ligj antikushtetues dhe provë të qartë sesi shteti ka marrë krahun e grabitëse të drogës. Përballë nuk kanë vetëm opozitës por edhe ata artdashës që i përshëndes. Në një anë kemi interesin publik dhe nga një anë interesave kriminale që përfaqësohen nga oligarkët dhe nga deputetët e Ramës në Kuvend, një pjesë e mirë e tyre të ardhur me votat e kriminelëve. Ne do të kundërshtojmë me të gjitha format dhe mënyrat në krah të qytetarëve. Teatri do të jetë vija e kuqe për ne”, Basha.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb