Ditën e sotme është arrestuar në Spanjë Gentjan Funiqi, një nga personat që urdhëroi rrëmbimin e Jan Prengës, mesditën e 17 janarit të vitit 2020 në Kamëz.

Një vit më parë emisioni “Në Shënjestër” i gazetares Klodiana Lala solli pamjet ekskluzive të momentit kur Jan Prenga, 49-vjeç, nxirret i pajetë nga një ‘Range Rover’, nga personat që e morën peng.

Pamjet janë regjistruar nga kamerat e sigurisë brenda garazhit të kompleksit luksoz ‘Golden Resort’, me vendndodhje në fshatin Pjesëz në Shijak.

Siç e shihni edhe nga pamjet e siguruara në të njëjtën ditë, trupi i 49-vjeçarit Jan Prenga nxirret i zhveshur nga makina e bardhë. Është ky momenti kur katër persona të maskuar transportojnë trupin e tij në një furgon të bardhë brenda garazhit./ BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb